Nga tani e tutje, të gjithë ata që ecin me telefona në duar do të gjobiten

Nga tani e tutje, të gjithë ata që ecin me telefona në duar do të gjobiten

Qytetarët e Nju Jorkut tashmë bëjnë mirë të mbajnë kokën lart kur ecin.

Senati i shtetit të Nju Jorkut pritet të miratojë një projektligj që do të dënojë me gjoba nga 25 deri në 250 dollarë për ata që përdorin pajisje elektronike, si smartphone, tableta e të tjera në momentin që kalojnë rrugën ose një kryqëzim.

Me këtë rast do të ndalohet shkrimi, kontrollimi i postës elektronike dhe lundrimi në internet, duke përjashtuar padyshim emergjencat, gjatë kohës kur këmbësorët janë në ecje.

Nju Jorku nuk është vendi i parë në Amerikë ku zbatohet një rregullore e tillë.

Në vitin 2017 diçka e tillë u miratua në Honolulu, dhe u cilësua si “ligji i këmbësorit të hutuar”.

Shpërndaje në: