Ngjarja tragjike në Maliq të Korçës: Pas nënës vdes edhe djali 14 vjeçar
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Maliq të Korçës.
Si pasojë e zjarrit në një banesë, dyshohet se vdiqën nëna dhe djali 14 vjeçar, derisa vajza 6 vjeçe po trajtohet në spital në gjendje të rëndë.
Siç raporton Abcnews.al, vdekja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e asfiksisë.
Zjarri në banesën e familjes Azisllar, dyshohet të ketë ardhur nga soba (shporeti me dru)./Periskopi/



