“Ngordh” shqiponja e Era Istrefit, çfarë ndodhi me fotografinë e postuar në Instagram? (Foto)

“Ngordh” shqiponja e Era Istrefit, çfarë ndodhi me fotografinë e postuar në Instagram? (Foto)

U zhvillua në Luzhniki Stadium, në vigjilje të finales mes Francës dhe Kroacisë, ceremonia përmbyllëse e këtij Botërori “Rusi 2018”.

Pjesë e performancës fantastike ishte edhe këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, së bashku me Uill Smith dhe Niki Jam, që janë edhe këngëtarët e këngës zyrtare të kësaj Kupe Bote, si edhe legjenda braziliane, Ronaldinjo. Pas përfundimit të performancës në fushën e stadiumit “Luzhniki”, këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare është shfaqur në tribunën e stadiumit e veshur verdhë e kaltër.

era-copy_1531677286-6011141

Ajo ka shfrytëzuar rastin që ta bëjë edhe shqiponjën e famshme me duart e saj. Era e ka postuar këtë foto në “Instagram” duke u ndjerë krenare për origjinën e saj. “Njohje për të gjithë. Dashuri për të gjitha kombet”, ka shkruar këngëtarja

era-isrefi-shqiponj

Por duket se dicka ka ndodhur, pasi pak kohe me pas, Era e ka fshire kete foto nga profili i saj. Mos ka menduar se do te gjobitet edhe ajo?

era-istrefi-fshin-fototn

Shpërndaje në: