Nis festivali më i madh në botë, shijoni këto pamje mahnitëse (Foto)

Nis festivali më i madh në botë, shijoni këto pamje mahnitëse (Foto)

Qindra mijëra adhurues të muzikës kanë mbërritur në Glastonbury në atë që po përflitet se do të jetë “festivali më i nxehtë ndonjëherë”, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 40 gradë celsius.

Këto janë disa foto të jashtëzakonshme nga ajri në Somerset këtë mëngjes, me shumë tenda që e kanë bërë këtë pjesë të quhet “qyteti i tendave” dhe që thuhet se ka madhësinë e Colchesterit, qytet me 111 mijë banorë.

Do të ngriten disa balonë për të ngritur çështjen e ambientit me organizatorët e festivalit që kanë ndërmarrë hapa për të reduktuar përdorimin e plastikës në ngjarjen e këtij viti duke e ndaluar shitjen e shisheve një-përdorimshe.

Muzika nuk fillon zyrtarisht deri të premtën, por disa performanca do të luhen në skena më të vogla gjatë ditës së sotme.

Ky është festivali më i madh muzikor dhe i arteve të performuara në botë ku do të perforjmojnë legjenda si Stormzy, The Killers, The Cure, Kylie Minogue, Dolly Parton, Lionel Richie dhe Barry Gibb i Bee Gees.

Biletat standarde për festival ishin shitur për vetëm 36 minuta.

Shpërndaje në: