Nis numërimi i votave

Nis numërimi i votave

Në shumicën e vendvotimeve ka nisur numërimi i votave, tha kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në konferencën për media pas përfundimit të procesit të votimit.

Radoniqi tha se deri më tani nuk janë evidentuar incidente që do të cenonin integritetin e zgjedhjeve.

Ai tha se dalja në zgjedhje është mbi 44 për qind, ndërkaq zgjedhjet e kaluara, të mbajtura në shkurt bazuar në 91 për qind të vendvotimeve të procesuara, kishin votuar 40 për qind e trupit zgjedhor.

Në orët e pasdites, Radoniqi tha se ka pasur ndërprerje të shkurtra të rrymës deri në 10 minuta në tri qendra votimi në Rahovec, Dragash dhe Han të Elezit, por KEDS-i e ka rregulluar menjëherë problemin./Periskopi/

Radoniqi: Dalje më e madhe e votuesve në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit

Shpërndaje në: