Nis regjistrimi për votim të personave me nevoja të veçanta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se ka filluar regjistrimi për votim të personave me nevoja të veçanta.
“Nëse për shkak të aftësisë së kufizuar ose nevojave të veçanta nuk mund të votoni në vendvotimin tuaj, KQZ mundëson votimin në adresën tuaj përmes ekipeve mobile”, njofton KQZ.
Afati për regjistrim: 11 – 21 dhjetor 2025
Përmes platformës së KQZ-së: https://vpnv.kqz-ks.org/sq/
Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve
Për më shumë informata:
WhatsApp / Viber: +383 46 13 00 13
Telefono pa pagesë: 0800 55 555./Periskopi



