Nis seanca e 47-të, emri i Albulena Haxhiut sërish para deputetëve
Ka nisuar seanca e 47-të në përpjekje për të proceduar me votimin.
Në Kuvend po bëhet përpjekje fillimisht të formohet komisioni për votim të fshehtë të kryeparlamentarit, të cilin po e kundërshtojnë partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
Deputetët e PDK-së, LDK-së e AAK-së në shenjë proteste në disa seanca të fundit kanë mbajtur fjalime nga foltorja e Kuvendit pas përfundimit të seancës konstituive.
Lëvizja Vetëvendosje për disa herë nuk ka mundur të sigurojë votat për kandidaten për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu. Ndërsa, partitë e tjera e kanë kundërshtuar këtë propozim dhe kanë kërkuar që LVV ta ndërrojë emrin e kandidatit.
Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktvendim sipas të cilit legjislatura e nëntë ka një muaj afat për konstituim – zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve./Periskopi/



