Nis seanca konstituive e Kuvendi: Përpjekja e tetë e VV’së për t’i siguruar votat për Albulena Haxhiun
Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Kjo do jetë përpjekja e 10-të për konstituimin e Kuvendit dhe e teta për kryetarin e Kuvendit, Albulena Haxhiu transmeton Periskopi.
Ende nuk dihet nëse do të tejkalohet ngërçi i krijuar lidhur me votimin e kandidates për kryetare të Kuvendit.
Në seancë janë të pranishëm 106 deputetë.
Seanca drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë Avni Dehari.
Në seancën e fundit, duke parë disa dështime radhazi, partia e Kurtit përmes Avni Deharit si kryesues i seancës, kishte tentuar të ndryshojë mënyrën e votimit, por pa sukses.



