Nis takimi i Kurtit me zyrtarin e lartë të DASh-it, Brendan Hanrahan

Nis takimi i Kurtit me zyrtarin e lartë të DASh-it, Brendan Hanrahan

Ka filluar takimi mes deputetit të Vetëvendosjes – i cili ushtron njëkohësisht edhe pozitën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Zyrtarit të Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan, raporton EO, transmeton Periskopi.

Takimi po zhvillohet në rezidencën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, ku e ngarkuara me punë në ambasadë, Anu Prattipati, ka organizuar një darkë pune.

Hanrahan po realizon vizitën e tij të parë në Kosovë.

Kurse, zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, ka mbërritur tashmë në Kosovë.

Njoftimi është bërë nga ambasada e SHBA-ve, ku është shtuar se Hanrahan është pritur nga ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati./Periskopi

 

Zyrtari i Lartë i DASH’it mbërrin në Kosovë, Prattipati: Presim të kemi fundjavë të frytshme me takime e vizita

 

Shpërndaje në: