Nis takimi te Presidentja për datën e zgjedhjeve, të gjithë liderët të pranishëm, Kurti shkon i fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i presë sot liderët partiakë për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, pas dështimit të mandatarit të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje për të siguruar shumicën e nevojshme për qeverinë e re të Kosovës.
Ftesës së Osmanit, i janë përgjigjur pozitivisht të gjitha partitë politike, VV, PDK, LDK, AAK dhe Nisma.
Ky takim vjen një ditë pas dështimin të Glauk Konjufcës për t’u zgjedhur kryeministër i vendit.
Pro formimit të Qeverisë sipas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër.
Pas dështimit për Qeverinë, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme./Periskopi/
Osmani sot mbledh liderët politikë për caktimin e datës së zgjedhjeve



