Nisja e fushatës, KQZ del me njoftim

Nisja e fushatës, KQZ del me njoftim

Sot ka filluar fushata zgjedhore për subjektet politike për zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor.

KQZ ka dalë me njoftim për këtë, ku ka njoftuar se fushata do të të zgjasë deri ditën e zgjedhjeve, në orën 06:59, transmeton Periskopi.

Përgjatë kësaj periudhe, partitë kanë të drejtë:

– të rganizojnë tubime, ngjarje politike, debate, konferenca për media dhe aktivitete të ngjashme.

– të publikojnë dhe shpërndajnë afishe, reklama dhe materiale të tjera zgjedhore

-të zhvillojnë fushatë përmes televizionit, radios, mediave të shkruara, rrjeteve telefonike, sistemit postar dhe mjeteve të tjera reklamuese, në përputhje me Kodin e Mirësjelljes, rregullat e KQZ-së dhe ligjet në fuqi.

Shpërndaje në: