Nisma vazhdon t’i marrë anëtarë PDK-së në Malishevë

Nisma vazhdon t’i marrë anëtarë PDK-së në Malishevë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aderime të reja në Malishevë nga PDK.

Së fundit degës së Nismës në Malishevë i është bashkuar kandidatja për asamblenë komunale nga radhët e PDK-së, ekonomistja e diplomuar Fatjona Maloku.

Mirëseardhje asaj i ka uruar, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

Ditëve të fundit, Nisma në vazhdimësi ka njoftuar për ardhje të anëtarëve nga PDK- tek Nisma.

Postimi i plotë i degës së Nismës në Malishevë:

Ardhjet e reja po e fuqizojnë edhe më tutje NISMËN, sot mirëpritëm në mesin tonë ish kandidaten për asamblenë komunale nga radhet e PDK-së, ekonomisten e diplomuar znj.Fatjona Maloku, ku aktualisht është anëtare e komitetit për diasporë nga radhet e PDK-së,ajo sot u mirëpritë në selinë e NISMËS bashkë me bashkëshortin e saj z.Festim Paqarizi, ku tani e tutje angazhimin e tyre do ta vazhdojnë në subjektin tonë politik. Faleminderit për besimin! #tëvendosurpërsukses #NISMA

Shpërndaje në: