Një femër dërgohet e vdekur në spital, Policia po heton rastin

Një femër dërgohet e vdekur në spital, Policia po heton rastin

Gjatë ditës së djeshme në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog është dërguar një femër pa shenja jete.

Policia në cilësi të dëshmitarëve ka intervistuar disa nga familjarët e viktimës.

“Istog 05.04.2020-22:50. Është raportuar se viktima femër kosovare në QKMF Istog ishte pranuar pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, në cilësi të dëshmitarëve kanë intervistuar disa nga familjarët e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Akoma nuk dihet për shkaqet që sollën vdekjen e personit në fjalë.

Shpërndaje në: