Një i ri nga Kosova humb jetën në vendin e punës në Slloveni

Një i ri nga Kosova humb jetën në vendin e punës në Slloveni

Një i ri nga Kosova, rreth 40-vjeç, raportohet se e ka humbur tragjikisht jetën në vendin e tij të punës.

Ngjarja tragjike raportohet të ketë ndodhur në Slloveni.

Latif Bytyqi nga fshati Shkozë i Malishevës ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale, të cilat kanë raportuar për vdekjen e mërgimtarit nga kjo zonë e Malishevës.

“Lajm i trishtë për familjen Bytyqi nga Shkoza. Humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Slloveni mërgimtari Latif Bytyqi nga Shkoza. Ngushëllime familjes!”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë të ditura../Periskopi/

Shpërndaje në: