Një muaj paraburgim Nexhdet Zymberajt për vrasjen në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim për Nexhdet Zymberaj për vrasjen e një personi në Gjakovë dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të së hënës.
I dyshuari akuzohet për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit N.Z.”, thuhet në njoftim.
Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 16 mars rreth orës 05:20, në një lokal në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, pas një mosmarrëveshjeje mes palëve.
“I pandehuri me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin R.B., duke vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë që kanë qenë prezent në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Këta janë emrat e propozuar nga LVV, PDK, LDK dhe AAK për anëtarë të KQZ-së



