“Një nga të përfshirët në vjedhjen e 2 milionëve dyshohet se është babai i këshilltares së zv.kryeministres”

“Një nga të përfshirët në vjedhjen e 2 milionëve dyshohet se është babai i këshilltares së zv.kryeministres”

Drejtori i Institutit Kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se po qarkullojnë fjalë se këshilltarja e zëvendëskryeministres nga Nisma, Albulena Balaj-Halimi ëstë vajza e njërit prej personave që u përfshi në vjedhjen e dy milionë eurove nga thesari i shtetit.

“Le ti tregon dikush Fatmir Limajt se kanë dal fjalë se zëvëndës Kryeministrja nga NISMA, bijën e njërit të cilit i kanë shkuar lekët në konto e ka këshilltare politike”, ka shkruar Miftaraj.

Tutje ai shtoi se nëse janë të sakta fjalët në shehër, këshilltarja e Zëvëndës- Kryeministres nga Nisma është vajza e njërit ku kanë shkuar lekët.

Më shumë se dy milionë euro u ‘avulluan’ nga Thesar i Shtetit të Kosovës. Personi i vetëm i arrestuar lidhur me këtë rast është Labinot Gruda. Gjatë ditës u raportua se Gruda ka qenë anëtar i PDK’së.

Por, PDK’ja përmes një komunikate për media tha se i arrestuari nuk ka qenë asnjëherë anëtar i tyre. Për më tepër, PDK pretendon se familja Gruda kanë qenë tradicionalisht mbështetës të LDK’së.

 

Shpërndaje në: