“Një pensionist me 100 euro në muaj do të thotë të qaj më shumë kur shkon me i marrë sesa që shpreson që ka me marrë diçka”

“Një pensionist me 100 euro në muaj do të thotë të qaj më shumë kur shkon me i marrë sesa që shpreson që ka me marrë diçka”

Pensioni që të moshuarit marrin në Kosovë, i bën që të qaj më shumë, thotë Nijazi Gashi, shkruan Periskopi.

Ai në një video-podcast për Periskopin ka thënë se pensioni prej 100 eurosh është zhgënjyese, e që përqindja më e madhe e kësaj shume shkon për blerjen e barnave.

“Një pensionistë i Kosovës me 100 euro në muaj do të thotë që të qaj më shumë kur shkon me i mar, se sa kur shpreson që ka me mar diçka, sepse është gjendje zhgënjyese me prit që një individ mundet me i mbulu shpenzimet personale, me 100 euro, kur dihet që mosha e tretë, përpos moshës që nuk punojmë, iu zvogëlohet pagesa në masën ndoshta deri në 70%, kur dihet që në këtë moshë shëndeti i tyre është tejet i lënduar dhe i dëmtuar, dhe shumica e pensionistëve një mesatare është që shpenzojnë deri 50 euro në muaj vetëm për barna”, u shpreh Kryetari i Lidhjes së Organizatave Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, Nijazi Gashi.

Pjesë nga intervista:

Shpërndaje në: