Një person goditet nga treni në Durrës
Një person është aksidentuar sot në hyrje të Durrësit, ku raportohet se është shtypur nga treni.
Burimet e para flasin se i dëmtuari është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Nuk dihen ende detaje të tjera.



