Një pompë inovative për astmën ka treguar se zvogëlon sulmet e saj tek fëmijët
Një pompë inovative për astmën ka treguar se zvogëlon sulmet e saj tek fëmijët me 45%, duke shënuar një hap të madh përpara në trajtimin pediatrik të kësaj sëmundjeje.
Kjo pompë 2-në-1 dha rezultate më të mira se salbutamoli, ilaçi më i përdorur aktualisht, në një studim të madh në Zelandën e Re me 360 fëmijë të moshës 5–15 vjeç.
Përveçse uli ndjeshëm frekuencën e krizave të astmës, pajisja nuk tregoi efekte negative në rritje, funksionin e mushkërive apo kontrollin e përgjithshëm të astmës, elemente kyçe për trajtimin afatgjatë tek fëmijët.
Publikuar në The Lancet, studimi mund të ndryshojë udhëzimet botërore të trajtimit, duke përafruar kujdesin pediatrik me atë për të rriturit, ku pompa budesonid-formoterol tashmë rekomandohet gjerësisht.
Me rreth 113 milionë fëmijë në botë që vuajnë nga astma, kjo mënyrë trajtimi më e thjeshtë dhe më efektive ofron një mundësi transformuese për të reduktuar vizitat emergjente dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës./Periskopi/



