Një ushtar amerikan akuzohet se i ka ndihmuar ISIS’it

Një ushtar amerikan akuzohet se i ka ndihmuar ISIS’it

Ushtari aktiv amerikan, Ikaika Kang, 34 vjeçar, është arrestuar në shtetin Havai, i dyshuar se ishte përpjekur t’i ndihmonte organizatës terroriste, Shteti Islamik (IS).

Ky ushtar, që ishte arrestuar para tri ditësh, dje është paraqitur në një gjykatë federale lidhur me akuza se disa njerëzve, që konsiderohet se kishin lidhje me Shtetin Islamik, u kishte dhënë dokumente ushtarake.

Raportohet se i akuzuari Kang, po ashtu, ka pranuaar se kishte shprehur lojalitet ndaj liderit të IS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.

Ai, po ashtu, është i akuzuar për përgatitjen e videove strëvitore luftarake, për të cilat besonte se do të mund të përdoreshin nga luftëtarët e IS-it kundër trupave të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.

Ushtari Kang është veteran i luftës në Irak dhe Afganistan.

Avokati i tij i caktuar nga gjykata, tha se klienti i tij mund të vuante nga ndonjë sëmundje psikike e ndërlidhur me shërbimin e tij luftarak.

Ushtari Ikaika Kang u ishte bashkuar forcave amerikane në dhjetor të vitit 2001, pak muaj pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Nju Jork dhe Uashington.

 

Shpërndaje në: