Njoftohet se të premten do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në këtë komunë

Njoftohet se të premten do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në këtë komunë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se banorët e Obiliqit të premten do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo është duke ndodhur për shkak të punimeve teknike të planifikuara në gypin kryesor furnizues.

Furnizimi me ujë të pijshëm do të ndërprehet nga ora 09:30-15:00.

“Prishtinë, 29 qershor – Ju njoftojmë se, për shkak të punimeve të planifikuara teknike në gypin kryesor furnizues, pasnesër 1 korrik e premte do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Obiliqit duke filluar nga ora 09:30-15:00”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: