Njofton kandidaturën për president të ShBA-ve dhe puth në buzë burrin e tij

Njofton kandidaturën për president të ShBA-ve dhe puth në buzë burrin e tij

Kandidati më i ri për të fituar nominimin e demokratëve për president të ShBA-ve, Pete Buttegieg ka njoftuar sot zyrtarisht garimin duke e puthur burrin e tij, Chasten Glezen.

Buttigieg është kryetar i qytetit të South Bendit në Indiana prej vitit 2012, por ambicia e tij politike shkon deri në Zyren Ovale ku dëshiron të punojë prej 20 janarit të vitit 2020, kur do të jetë vetëm 38 vjeçar.

Buttegieg ka diplomuar në disa prej universiteteve më të mira, në Harvard dhe Oxford dhe merret si një ndër kandidatët më së miri të edukuar – që së fundi ka shënuar një rritje të fortë të popullaritetit edhe në radhët e demokratëve, duke u bërë ndër më të preferuarit.

Ai ka nxitur një rritje të madhe ekonomike gjatë kohës sa po udhëhiqte South Bandin. Ai është kandidati i parë gay demokrat për president – dhe platformat e tij përfshijnë kujdesin shëndetësor universal, ambientalizmin, heqjen e dënimit me vdekje, dialogun dhe kooperimin mes Partisë demokratike dhe punëtorëve të organizuar, programe për fëmijët e emigrantëve dhe përballjen e pabarazisë në pasuri.

Ai është me origjinë nga Malta. Mbiemri i tij ka rrënjë semite.

Ai është një i krishterë i devotshëm, dhe ka thënë që feja ka pasur ndikim shumë të madh te ai. Më tej, ai flet disa gjuhë, ku është i rrjedhshëm në Norvegjisht, por arrin të bisedojë deridiku në spanjisht, italisht, maltezisht, arabisht, në gjuhën farsi dhe frëngjisht.

Në një ese në qershor të 2015-s, ai ka njoftuar publikisht se ishte gay.

Në dhjetor të 2017-s, ai e njoftoi fejesën me Chasten Glezmanin, një mësues i shkollës së mesme të cilin Buttigieg po e takonte që prej gushtit të 2015-s, pasi e kishte takuar në një aplikacion erotik online. Ata ishin martuar më 16 qershor 2018, në një ceremoni private. /Periskopi

Shpërndaje në: