“Nuk do të ketë Hamas, nuk do të ketë Hamastan”, Netanyahu pas propozimit të Trump: Është histori e mbyllur

“Nuk do të ketë Hamas, nuk do të ketë Hamastan”, Netanyahu pas propozimit të Trump: Është histori e mbyllur

Pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për një “propozim përfundimtar” për armëpushim 60-ditor në Gaza, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në komentet e para të tij ka bërë thirrje për shkatërrimin përfundimtar të Hamasi.

Sipas The Times of Israel, Netanyahu është shprehur me fjalët:

“Nuk do të ketë Hamas. Nuk do të ketë Hamastan. Nuk do të rikthehemi më aty. Është mbyllur kjo histori.”

Ndërkohë, Reuters ka raportuar se Hamasi po shqyrton propozimet e reja për armëpushim të paraqitura nga ndërmjetësit, me synimin për të arritur një marrëveshje që do të përfundonte konfliktin në Gaza dhe do të garantonte tërheqjen e forcave izraelite nga territori./Periskopi/

 

Shpërndaje në: