“Nuk do të të sulmoj kurrë”, Egla dhe Romeo sqarohen pas përplasjes me njëri-tjetrin

“Nuk do të të sulmoj kurrë”, Egla dhe Romeo sqarohen pas përplasjes me njëri-tjetrin

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin gjatë këtyre ditëve.

Pavarësisht se janë miq të mirë, duket se së fundmi ka eskaluar situata mes tyre.

Ata kanë biseduar ditën e sotme (e enjte) në oborr, ku edhe janë sqaruar për këtë pjesë.

Foto: Screenshot/Instagram

Dyshja thonë se nuk kanë për qëllim të sulmojnë dhe se nuk dëshirojnë të arrijnë në finale në këtë mënyrë.

“Unë të pyeta në qoftë se ndodh që ne të dy do të arrijmë brenda finales bashkë, të pyeta do të më sulmoje, nëse do jemi të dy afër finales unë nuk do të të sulmoj kurrë për të fituar unë. Nuk do të përdorja sulmin, as me ty as me atë gocën”, iu drejtua aktorja, prezantuesit.

E në anën tjetër, Veshaj u përgjigj: “Nuk e di çfarë mendoje ti, por unë ta thash. Unë të kam thënë para kësaj se nuk do të të qëlloj kurrë”.

Egla më pas e potencon se nuk kishte ndonjë qëllim, duke shtuar: “Nuk është qëllim ajo që bëra unë”. 

Shpërndaje në: