Nuk e keni ditur, ky është emri i vërtetë i Vali Corleones

Nuk e keni ditur, ky është emri i vërtetë i Vali Corleones

Ndoshta keni menduar se është një mafioz qe i ka krijuar paratë ne mënyre jo të ndershme, por e vërteta është ndryshe.

Emri i tij i vërtetë është Valdrin Sylejmani.

Prince Vali Corleone që dje deshi t’i largojë familjarët nga shtëpia, pasurinë e ka falë tyre…

Familja e tij e ka prejardhjen nga fshati Llashticë nga komuna e Gjilanit, dhe kanë rreth 50 vjet që jetojnë në Gjilan.

Jetën luksoze e bën falë biznesit familjar dhe është i mbrojtur nga rojat private.

Princ Vali Corleone më herët u raportua se ka pasur probleme edhe me drejtësinë italiane.

Ai pati thënë se po ndiqet nga shërbimi sekret italiane pasi që dyshohet se Princi është në krye të një mafie globale.

Dje sipas policisë Vali fillimisht është dërguar në psikiatri pasi ka qenë shumë agresiv në momentin e arrestimit, e më pas është dërguan në paraburgim.

Gazeta Express nga burime të sigurta pranë familjes së Valit dhe policisë, ka mësuar se dy prindërit e Valit, R.S. dhe H.S., e kanë lajmëruar atë në polici për ngacmim dhe kanosje.

Mësohet se Vali një kohë ka bashkëjetuar me prindërit e tij e pastaj i ka përzënë nga shtëpia.

Sipas informatave, policia ka shkuar në shtëpinë e Valit për ta shoqëruar për në stacion për një bisedë, mirëpo në këtë moment Vali është bërë agresiv ndaj policëve, duke refuzuar të shkojë në stacion e duke i kërcënuar policët.

 

Shpërndaje në: