Nuk e la Brrutin as në bankën rezervë, Sylvinho: Ai duhet të punojë më tepër

Nuk e la Brrutin as në bankën rezervë, Sylvinho: Ai duhet të punojë më tepër

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka thënë që përforcimi më i ri i kombëtares, Etnik Brruti, duhet të punojë më shumë që të zë një vend në pankinën e Kuqezinjve.

“Ai duhet të punojë më tepër në mënyrë që t’i zëvendësojë ata që unë i kam lënë në pankinë”, ka thënë Sylvinho për Klan Kosovës.

“Është lojtar i mirë, në këtë grumbullim ne kemi pasur të marrim 27 lojtarë, duke përfshirë katër portierë, kështu që e tillë ishte zgjedhja”.

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë tri pikë shumë të vlefshme në kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2026, që mbahet në ShBA, Kanada e Meksikë.

“Kuqezinjtë” e mposhtën Andorrën, me shumë lehtësi, duke mos iu rrezikuar për asnjë moment fitorja.

Shqipëria fitoi me shifrat prej 3-0, me Rey Manajn që shkëlqeu gjatë pjesës së parë./Periskopi/

Tre gola për tri pikë, feston Shqipëria

Shkoi me bujë nga Kosova të Shqipëria, Sylvinho e lë Brrutin në tribuna

Shpërndaje në: