Nuk e votoi për kryetare të Kuvendit – Shqipe Selimi s’flet për Gërvallën, “kalofshi mirë” gazetarëve
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipje Selimi, nuk ka dhënë përgjigje konkrete para gazetarëve lidhur me votimin e kaluar për Donika Gërvallën si kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Selimi gjithashtu u pyet nëse emri i saj mund të propozohet për kryetare Kuvendi, por reagimi i saj i vetëm ishte:“Kalofshi mirë”, u tha gazetarëve, duke mos thënë më shumë fjalë, raporton Klan Kosova, transmeton Periskopi./Periskopi/



