Nuk gjen qetësi Shemi: Do të nisem për në Sunny Hill, në Shqipëri

Nuk gjen qetësi Shemi: Do të nisem për në Sunny Hill, në Shqipëri

Shemsi Krasniqi, i njohur me nofkën “Shemi” i grupit muzikor kosovar “Ilirët”, ka vazhduar të insistojë se do të këndoj këngën kushtuar komandantit legjendar, Adem Jasharit, në “Sunny Hill”.

Shemi ka thënë se do të shkojë në Shqipëri, atje ku do të mbahet festivali më datën 26-28 gusht në Tiranë, përcjell Periskopi.

“Në Shqipëri ka me shku. Jo do të tentoj, por do të shkoj e atje keni me m’pa. Më në favor timin ka me qenë atje”, u shpreh Shemi.

Më poshtë keni videon:

Kujtojmë se këngëtari kosovar u arrestua të shtunën nga policia pasi pa autorizim kishte hipur në binën e festivalit “Sunny Hill”.

Sipas Shemsi Krasniqit të grupit të njohur shqiptar “Ilirët” arrestimi ka ardhur pas një konflikti verbal që ka pasur me organizatorin dhe themeluesin e Sunny Hill Festival, Dukagjin Lipa./Periskopi/

Shpërndaje në: