Nuk ka befasi, Barcelona shkatërron Lyonin (VIDEO)

Nuk ka befasi, Barcelona shkatërron Lyonin (VIDEO)

Barcelona ka shënuar fitore bindëse 5-1 ndaj Lyon. 

Ndeshja e parë përfundoi pa gola në Francë, por në të dytën Barça shkatërroi ekipin francez dhe kaloi tutje në Ligën e Kampionëve.

Lionel Messi (18′) nga një penallti e dyshimtë fillimisht shënoi për vendasit, para se Philippe Coutinho (31′) dyfishoi rezultatin.

Tousart (58′) i dha një pikë shprese mysafirëve, para se Barcelona të shënonte dy gola të shpejtë nëpërmjet Lionel Messit (78′) dhe Gerard Pique (81′).

Për ta vulosur rezultatin përfundimtar u përkujdes Ousmane Dembele (86′).

Ekipi i Valverdes të premten do ta marrë vesh kundërshtarin e rradhës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Periskopi/

Golat mund t’i shikoni duke klikuar KËTU

Shpërndaje në: