Nuk ka vend për gjyqtarët më të mirë të Kosovës në ndeshjet e javës së dytë të Superligës

Nuk ka vend për gjyqtarët më të mirë të Kosovës në ndeshjet e javës së dytë të Superligës

Janë përcaktuar gjyqtarët që do të drejtojnë ndeshjet e javës së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.

Një ndeshje është shtyer, ajo mes Prishtinës dhe Dukagjinit, në mënyrë që të ruhet fusha e “Fadil Vokrrit” për takimet e Kombëtares, shkruan Periskopi.

Tefik Maloku ndanë drejtësinë në përballjen kryesore të javës së dytë, atë mes Ballkanit dhe Feronikelit.

Dardan Çaka drejton ndeshjen mes Dritës dhe Flamurtarit, derisa Vushtrria-Trepça 89 e drejton Kreshnik Vula.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes mes Ferizajt dhe Gjilanit do të jetë Visar Kastrati, ndërsa i ballafaqimit Drenica-Llapi është Gramos Shala.

Sidoqoftë, spikat fakti se gjyqtarët me stemë të FIFA-s, Genc Nuza e Besfort Kasumi nuk janë përcaktuar për ndonjë takim. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: