Nuk mbajnë radhën në trafik, ndëshkohen shoferët në Tiranë, gjashtë të arrestuar për ngasje në gjendje të dehur

Nuk mbajnë radhën në trafik, ndëshkohen shoferët në Tiranë, gjashtë të arrestuar për ngasje në gjendje të dehur

Policia e Tiranës ka ndëshkuar 76 shoferë javën e kaluar, të cilët nuk kanë respektuar radhën në trafik, por duke shkelur rregullat duke u bërë shkak për aksidente të mundshme.

Për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit, janë proceduar penalisht 59 drejtues mjetesh, 6 prej të cilëve janë vënë në pranga, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqiti kjo shkelje, për jetën e përdoruesve të rrugës, në 6 rastet specifike. Materialet procedurale për këto raste i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme,  shkruan A2 CNN, transmeton Periskopi.

Për mosrespektim të radhës në qarkullim, janë ndëshkuar 76 drejtues mjetesh. Kjo shkelje krijon rrezik të drejtpërdrejtë për aksidente rrugore dhe shoqëruar me fluksin e lëvizjes, vështirëson qarkullimin normal.

Janë hequr me karrotrec, 53 automjete të parkuara gabim, masë e cila ka liruar hapësira publike dhe ka hequr pengesa për lëvizjen e mjeteve të transportit.

“Policia Rrugore apelon sërish, për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin drejtimin e mjetit në efektin e alkoolit dhe të tregojnë kujdes dhe përgjegjshmëri gjatë lëvizjes në rrugë, pasi siguria rrugore është detyrim dhe përgjegjësi e përbashkët”. /Periskopi/

Shpërndaje në: