Nuk mund të ndalemi së shikuari reagimin e Scholes kur Gerrard thotë se kurrë nuk e ka fituar ligën

Periskopi.com Sporti

Steven Gerrard është një prej lojtarëve më të mëdhenj që ka parë Premier League.

Mesfushori ka qenë pjesë e Liverpoolit për 17 sezone, duke udhëhequr këtë klub drejt nëntë trofeve gjatë kësaj kohe.

Dhe kur themi ‘udhëhequr’, e mendojmë me plot kuptimin e fjalës, transmeton Periskopi.

Gerrard nuk ka qenë gjithmonë i rrethuar nga bashkëlojtarë të klasit botëror në ‘Anfield’ dhe vërtetë ka treguar vetmohim të pashoq duke refuzuar largimin nga ‘Të Kuqtë’ në disa kohë aspak të këndshme.

Pavarësisht gjithckaje që ka arritur në karrierë, edhe Gerrardi do të shikojë prapa në karrierën e tij dhe do të ketë një merak të madh.

Dështimi për ta fituar Premier Leaguen me Liverpoolin do ta përndjek përgjithmonë – vecanërisht pas asaj rrëshqitjes famëkeqe kundër Chelseat në fund të sezonit 2013/14.

Fansat rivalë kurrë nuk do ta lejojnë ta harrojë këtë moment, pavarësisht cka arrin në karrierë.

Por duket se nuk janë vetëm fansat rivalë ata që e shijojnë faktin se Gerrard nuk e ka fituar kurrë ligën.

Kjo gjithashtu i sjell buzëqeshje Paul Scholesit – literalisht, madje.

Po flasim për një klip që kishte shkuar viral më 2016, i cili shpesh rishfaqet nëpër rrjetet sociale.

Pasi u pensionua si futbollist, Gerrard u paraqit si analist në ‘BT Sport’, përkrah Scholes.

Derisa po fliste rreth një teme, trajneri aktual i Aston Villas tha: ”Për dikë që nuk e ka fituar ligën…”

Derisa Scholes ishte i ulur pran tij duke e dëgjuar, nuk mundi t’i rezistonte një qeshje të vockël duke e përmbajtur veten, me Gerrardin që po e pranonte në sfond se nuk e ka fituar ligën.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/