Nuk paraqitet në emision, kjo është gjendja shëndetësore e Beatrixës

Nuk paraqitet në emision, kjo është gjendja shëndetësore e Beatrixës

Emisioni “Fan Club Big Brother VIP” është emisioni i parë i cili mirëpret banorët e larguar të shtëpisë më të famshme në Shqipëri për të bërë intervista ekskluzive me ta.

Ditën e sotme, e ftuar, përveç Dj Dagz dhe Xheisarës supozohet të ishte e larguara e fundit e shtëpisë, këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj.

Megjithatë, moderatorja, Dojna Mema ka bërë lajmërimin se ajo nuk mund të ishte pjesë e intervistës së sotme.

Ajo theksoi se Beatrix nuk është në gjendje të mirë emocionale dhe është shumë e ngarkuar, por do të vijë sapo të ndihet më mirë.

“Ne kemi folur dje me Trixën e cila është në gjendje të ngarkuar emocionale dhe psikologjike, kështu që me mirëkuptim të plotë nga ana e “Fan Club”-it, ne do ta shtyjmë takimin me Trixën, deri në momentin që ajo të ndihet gati.”

Beatrix nuk ka qenë aktive as në rrjetet sociale dhe nuk ka postuar asgjë që nga dalja e saj mbrëmjen e së premtes.

Shpërndaje në: