Numrat s`i kanë- Gërvalla fajëson ish opozitën pas dështimit të Muratit

Numrat s`i kanë- Gërvalla fajëson ish opozitën pas dështimit të Muratit

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Dnika  Gëralla, pas dështimit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka thënë se përsëri edhe një kandidatë edhe një dështim në konstituimin e institucioneve të Kosovës.

Gërvalla ka fajësuar opozitën për mos formimin e institucioneve, raporton Periskopi

“Bllokimi nuk lidhet me emra  të përveçëm bllokimi  lidhet me mos gatishmërinë e opozitës për të shkruar në një fazë të konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë”.

“Frika e opozitës nga qeveria Kurti 3 është shfaqur hapur gjatë shumë muajve të fundit dhe nuk ka më asnjë arsyetim i cili mund t’i bind qytetarët që qenka çështja për emra të përveçëm. Jo vetëm në futboll, por edhe në sfera të tjera nuk e përcakton kundërshtari se kë të propozojmë, ne propozojmë kandidatin që mendojmë që drejton më së miri këtë institucion. Nuk jemi në katalog ku opozita zgjedh ‘ky më pëlqen, ky jo”, tha ajo./Periskopi

Shpërndaje në: