Numri i të vdekurve dhe të infektuarve nga koronvirusi në të gjithë botën

Numri i të vdekurve dhe të infektuarve nga koronvirusi në të gjithë botën

Deri më tani, 471.794 persona janë të infektuar me koronavirus në të gjithë botën. Ndërsa numri I të vdekurve ka shkuar në 21. 297, sipas portalit Worldofmeters.

14.795 persona janë në gjendje kritike, ndërsa 114.703 pacientë janë shëruar nga virusi.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, epiqendra e koronavirusit tashmë është në Evropë.

Zvicra ka një shkallë më të lartë të infeksionit koronar të virusit sesa Italia dhe aktualisht ka 12.4 persona të infektuar për 10,000 banorë, por për sa i përket vdekjeve, situata është shumë më e mirë sesa në Itali.

Sipas të dhënave zyrtare aktuale, 11.028 persona janë infektuar me virusin në Zvicër dhe 154 kanë vdekur./Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: