Nxehtë e bubullima, ky është parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Nxehtë e bubullima, ky është parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Sipas Prishtina Weather ditëve në vazhdim moti do të jetë më i nxehtë por i paqëndrueshëm.

Orëve të pasdites priten edhe rrebeshe me bubullima.

20.06 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

21.06 – Kryesisht me diell. Pasdite vende-vende priten zhvillime të rrebesheve afatshkurta me bubullima.

22.06 – Nxehtë e pjesërisht vranët. Pasdite priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

23.06 – Pjesërisht vranët, me zhvillime të rrebesheve me bubullima.

24.06 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

Temperaturat në rritje. Minimalet luhaten ndërmjet 12C e 17C, e maksimalet nga 27C deri në 30C, e lokalisht edhe 32C e 33C.
Do të fryjë erë nga perëndimi e veriu dhe verilindja e lehtë dhe mesatare 4-10m/s, e të martën mesatarisht e fuqishme deri në 14m/s.
Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta me tendencë të rënies në fillim të javës.

Shpërndaje në: