“Odat e armëve”, Brahimaj i kundërpërgjigjet Kurtit: Gjuhë përçarëse, luftës ia kemi nisë me armatim në odën e familjes Jashari
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një takimi me bashkatdhetarë të shtunën në Cyrih kishte deklaruar se historikisht Kosova ka pasur më shumë armatim nëpër oda sesa në kazermat e ushtrisë.
“Bile, më shumë ka pasur armatim e municion nëpër oda sesa në kazerma të ushtrisë”, kishte thënë Kurti.
Por, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahmiaj, në një intervistë për Periskopin, ia ka kujtuar Albin Kurtit fillimet e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), sipas tij “kjo është në vazhdën e gjuhës së tij përçarëse.
“Kjo është në vazhdën e gjuhës së tij përçarëse. Por, unë i kujtojë kur ditët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta ka filluar te familja Jasharaj me ato armatime të odave në Jabllanicë po ashtu, edhe kemi ardhur deri në vitin 1999-të kur UÇK-ja për atë kohë ishte mjaft e pajisur, do të thotë u nis nga zero dhe ka ardh aty e tha edhe se ma shumë ka pas Policia e Kosovës armë se sa ka pasur FSK-ja edhe kjo është e vërtetë”, ka thënë Brahimaj.
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, e ka kujtuar transformimin e UÇK’së në Trupat Mbrojtës se të Kosovës dhe në fund në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
“Unë e kujtoj se transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës kanë mbetur vetëm disa pushkë automatike, të cilat kanë qenë të dedikuara për për sigurimin e objekteve por nuk ka pasur armatim. Transformimi nga Trupat e Mbrojtëse në FSK. FSK-ja nuk kas pasur as edhe një pushkë të vetme dhe ka filluar nga zero-ja dhe çdo vit kanë ardhur pajisje gradualisht ato që tashmë janë shtuar në ligjin”, tha ai.
Brahimaj thotë se Ushtria e Kosovës duhet të furnizohet me armatime, kontrata të reja me dron, dhe teknik të Aviacionit.
“Unë dëshiroj që jo këto që janë. Por, dëshirojë që Ushtria e Kosovës është edhe pretendim me qenë pjesë e NATO’s të furnizohet me armatime, kontrata të reja me dron me teknike të Aviacionit, mbrojtje kundër ajrore të jetë e të është e barabartë me shtetet fqinje sepse në standardet e NATO’s nuk lejohen formimi i ushtrive me forcë sulmuese po me forcë mbrojtëse ndërsa sulmuese është vet NATO që e bënë”, tha Brahimaj. /Periskopi/



