Ohh Zoti im: ​Yjet e NBA mbeten të shtangur me përfitimet e Messit te Barcelona

Ohh Zoti im: ​Yjet e NBA mbeten të shtangur me përfitimet e Messit te Barcelona

Lojtarët e NBA janë ndër atletët më të paguar në botë, megjithatë edhe disa nga yjet më të mëdhenj të basketbollit amerikan u tronditën kur zbuluan se sa fitoi Lionel Messi te Barcelona.

Messi zyrtarisht nuk është më një lojtar i Barcelonës pasi kontrata e tij skadoi më 30 qershor dhe dyshja Kevin Durant, i cili nënshkroi një kontratë katër-vjeçare me vlerë 164 milionë dollarë për Brooklyn Nets dhe Isaiah Thomas i cili tani është një agjent i lirë, reaguan në mediat sociale kur ata mësuan për marrëveshjen e argjentinasit me klubin spanjoll, përcjellë KosovaPress.

Marrëveshja katër vjeçare e legjendës së Barcelonës me katalanasit ishte me vlerë rreth 555 milionë euro dhe yjet e NBA reaguan me komente interesante duke shprehur habinë e tyre rreth këtij fakti

“Ohh Zoti im. Duhet t’i dërgoj fëmijët e mi në shkollën e futbollit”, shkroi Thomas.

Ndërkohë Durant i cilësoi si shifra te çmendura ato që Messi i përfitoi te Barcelona.

“Çmenduri”, komentoi shkurtimisht Durant.

Shpërndaje në: