Operacion kërkim-shpëtimi në majën e Hajlës, një bjeshkatar dyshohet se ka rrëshqitur

Operacion kërkim-shpëtimi në majën e Hajlës, një bjeshkatar dyshohet se ka rrëshqitur

Që nga orët e vona të mbrëmjes së kaluar, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (SHKSHMK), njofton se në bashkëpunim me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi dhe autoritetet kompetente të Malit të Zi, është duke zhvilluar një operacion kërkim-shpëtimi në majën e Hajlës, përgjatë kreshtës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas informatave fillestare nga terreni, “një bjeshkatar me inicialet C.F dyshohet se ka rrëshqitur nga kreshta, duke humbur kontaktin me pjesëtarët e tjerë të grupit”, thuhet në njoftim.

Kushtet e pafavorshme atmosferike, të shoqëruara me reshje bore dhe dukshmëri të kufizuar, janë duke e vështirësuar realizimin e operacionit, vijon njoftimi.

“Ekipet e kërkim-shpëtimit nga të dyja shtetet janë të angazhuara në mënyrë të koordinuar në operacionin ndërkufitar, me qëllim lokalizimin dhe ofrimin e ndihmës ndaj personit të raportuar”, thuhet në njoftim./Periskopi/

Shpërndaje në: