Operacioni sekret në Siri – nxirret nga kampi Eva Dumani, ka arritur në Rinas mëngjesin e së shtunës

Operacioni sekret në Siri – nxirret nga kampi Eva Dumani, ka arritur në Rinas mëngjesin e së shtunës

Në sekret të plotë qeveria shqiptare në bashkëpunim me partnerët ka arritur të sjellin në Shqipëri një vajzë e cila prej shumë vitesh ishte në një kamp në Siri.

Ajo është Eva Dumani e cila nuk pranoi të vinte në Shqipëri disa vite më parë kur u ndërmor një mision evakuimi përmes të cilit u kthyer i vëllai.

Burime qeveritare i thanë Top Channel se në këtë operacion disa javor, është përfshirë Drejtoria në Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit, zyrtarë të Antiterrorit të ndihmuar nga autoritetet turke.

Eva Dumani ka mbërritur paraditen e sotme nga Turqia në aeroportin e Rinasit.

Eva dhe Endri Dumani, ishin dy prej 80 fëmijëve dhe grave të mbetur në kampin Al Haël në Siri, pas rënies së shtetit islamik.

Ata mbetën të vetëm pasi gjyshja e tyre Mendije Dumani që kujdesej për ta, ndërroi jetë./Periskopi

Shpërndaje në: