Operohet exheli i VV’së, deputeti PDK’së Ardian Kastrati

Periskopi.com Lajme

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka deklaruar se pas disa ditë qëndrimi, sot ka dalë nga Qendra Klinike Universitare në Prishtinë. Kjo për shkak se në repartin e ortopedisë pati një operim të suksesshëm.

Ai në këtë rast falënderoi doktorin e cili e operoi, Pleurat Sejdiu, teksa ka kritikuar të gjitha qeveritë për gjendjen e shëndetësisë.

“Për 20 vite nga çdo qeveri është bërë shumë pak për repartin e ortopedisë. Stafi aty funksionon në kushte të tmerrshme infrastrukturore. Ata kanë përjetuar vetëm njëherë rritje rrogash, ndërsa imagjinoni një infermiere aty që ka përgjegjësi deri në 5 dhoma me 20 pacientë paguhet vetëm 365 euro”, shkroi ai në Facebook.

“Për dhjetë muaj qeveria aktuale përmes Ministrisë së Shëndetësisë e paska bërë edhe më kaotike situatën, kurse për rritje pagash në shëndetësi as që duan të bisedojnë. Për shembull pak minuta para operimit tim mungonin disa pajisje elementare në sallën e operimit”, shtoi ai.

Ai tha se duhet të investohet në infrastrukturë dhe në rritjen e pagave të punëtorëve shëndetësore.

“Përndryshe, aty do ti shohim gjithmonë familjarët tonë duke u kujdesur për ne si pacientë”, ka shkruar ai.

“Për shkak të trajtimit të këmbës unë do të mungoj në Kuvendin e Kosovës dhe në ligjërata me studentët e mi në Universitetin e Prishtinës për 6-8 javët e ardhshme. Javët në vijim duhet të mësohem me ec prej fillimit. :Sido që të jetë, do të mbesim në kontakt me ju së paku përmes FB. Shëndeti mbi të gjitha miq”, përfundoi Kastrati.