Opozita fiton kundër shumicës në Kuvend – Miratohen ndryshimet procedurale për rezolutat – Pritet vetëm votimi i tyre
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) gjatës seancës së Kuvendit të Kosovës që është duke u mbajtur sot (premte), ka kërkuar që Shqyrtimi i “Propozim-Rezolutës për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999”, të vendoset në votim pas pikës për pyetjet parlamentare, raporton Periskopi.
Ky propozim i PDK’së ka marrë shumicën e votav në Kuvend. Me 85 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim.
Po ashtu edhe Propozimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që pika e 9 e rendit të ditës që ishte Votimi i Propozim-Rezolutës për rritjen e çmimeve të naftë, mungesa e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në koston e jetesës si dhe stabiliteti ekonomik i vendi, të zëvendësohet me pikën e gjashtë “Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-016 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika”.
Edhe propozimi i LDK’së është miratuar me 81 vota për, 2 kundër dhe asnjë abstenim./Periskopi/



