Opozita kërkon nga Komisioni për të drejtat e njeriut shqyrtimin e peticionit për Astritin
Ky është shkrimi i plotë :
“Në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, deputetët/anetarë të Komisionit për të drejtat e njeriut nga radhët e opozitës, kanë kërkuar nga drejtuesja e Komisionit, Lirije Kajtazi, që të thërras mbledhje nesër në orën 14:00, për të shqyrtuar peticionin e mbi 23 mijë qytetarëve, drejtuar Kuvendit.
Sipas Rregullores së Punës, obligohet e njëjta që të thërras mbledhje në përputhje me kërkesën e anëtarëve!” ka përfunduar shkrimin e saj Haxhiu.



