Opozita nuk do ta pengojë inaugurimin e presidentit

Opozita nuk do ta pengojë inaugurimin e presidentit

Seanca ku Hashim Thaçi do të betohet si president i vendit, që do të mbahet këtë të enjte, nuk do ta sjellë Vetëvendosjen në Kuvend. Ata janë deklaruar se nuk do të jenë të pranishëm në këtë seancë, e as në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të premten.

Sipas Vetëvendosjes, vetëm çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, dhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, do të mund t’i kthejë ata në Kuvend, dhe atë, vetëm për të kundërshtuar e protestuar.

Adonis Tahiri nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se inaugurimi i presidentit në shesh është absurd, dhe se nuk e njohin Thaçin si president i vendit.

Shpërndaje në: