Organizim i dështuar në ‘Air Albania’, ndaluan shishet e ujit në hyrje, i shitën me tapa brenda stadiumit

Organizim i dështuar në ‘Air Albania’, ndaluan shishet e ujit në hyrje, i shitën me tapa brenda stadiumit

Organizimi i dështuar në ‘Air Albania’ bëri që edhe FIFA të reagonte zyrtarisht për ndeshjen Shqipëri – Poloni.

Lojtarët e Polonisë u sulmuan në ‘Air Albania’ pas golit të shënuar kundër Shqipërisë. Ndaj tyre u hodhën gjësende të ndryshme, përcjell Periskopi.

Më së shumti në fushë u panë shishe uji, të cilat normalisht ishin të ndaluara në stadium dhe në hyrje ndaloheshin nga policia.

Megjithatë, duket se pas përfundimit të pjesës së parë punonjësit ishin të lodhur me gotat dhe filluan të japin ujë me shishe.

Kjo solli edhe pasojat e veta, për të cilat FSHF pritet të paguajë një shumë të hollash. /Periskopi/

Shpërndaje në: