OSHP nuk tregon sa para po ua mbanë ‘peng’ kompanive nga 799 ankesat e bëra

OSHP nuk tregon sa para po ua mbanë ‘peng’ kompanive nga 799 ankesat e bëra

Mbi një vit Organi Shqyrtues i Prokurimit(OSHP) ishte pa bord funksional, dhe kjo bëri që të grumbullohej një numër i madh i ankesave të operatorëve ekonomike për tenderë, krahas këtyre ankesave këta operatorë për secilën ankesë janë të detyruar që të depozitojnë një shumë të caktuar të mjeteve financiare varësisht nga shuma e tenderit, e që është e rregulluar me ligj. Por se sa është shuma që OSHP ka mbledhur nga këto ankesa kjo e fundit ka hezituar të përgjigjet, duke hedhur përgjegjësin tek një institucion tjetër.

OSHP’në në një përgjigje për Gazetën Metro, ka thënë se numrit i ankesave të grumbulluara e që ua ka kaluar afati ligjor për shqyrtim është gjithsej 799.

Ndërsa se sa mjete u janë bllokuar operatorëve ekonomik nga ankesat nuk është bërë e qartë, OSHP kanë larguar përgjegjësin nga vetja duke thënë që t’iu drejtohemi institucionit të Thesarit të Shtetit, edhe pse ligji e thotë qartë që mjetet financiare shkojnë në llogarinë e OSHP’së.

Thesarit i Shtetit nuk ka dalë me ndonjë sqarim në lidhje me këtë.

Sipas Ligjit për Prokurim Publik, neni 118, decitivisht thuhet se “pagesa do të bëhet në para të gatshme ose në ekuivalent të parave të gatshme në një llogari të hapur nga OSHP’ja në përputhje me Rregullat Financiare”.

 

Ndërsa sipas Rregullores së hartuar nga Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), neni 14.2 thuhet:

“14.2 Ne përputhje me nenin 118 te LPP-se, të gjithë ankuesit duhet të paguajnë një tarife te ankesave ne OSHP.

a.     Kurdo qe ankesa ndërlidhet  me vendimin për shpërblim  te një kontrate, shuma e tarifës se ankesës është e barabartë me një përqind (1%) te vlerës së ofertës, por jo më pak se 100 Euro dhe jo më shumë se 5,000 Euro.

b.   Kurdo qe ankesa nderlidhet me njoftimin për kontratë, dokumentet e tenderit, shuma e tarifës se ankesës është e barabartë me një përqind (1%) te vlerës se parashikuar, por jo më pak se 100 Euro dhe jo më shumë se 5,000 Euro”.

Ndërsa, tutje theksohet se pagesa nga operatoret ekonomik do të bëhet me para të gatshme apo të barasvlershme në llogarinë e krijuar nga OSHP.

 

Pra, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) posedon llogari, ku operatorët ekonomik depozitojnë shuma të caktuara të mjeteve, varësisht nga vlera e tenderit, në rastin kur vendosin të bëjnë ankesë.

Qindra ankesa tashmë janë në proces në OSHP, por se sa është shuma totale e depozituar nga ankimuesit në këtë organ, mbetet e panjohur.

Kujtojmë se që nga 31 marsi i vitit 2021, ky institucion kishte mbetur pa bord funksional, si rezultat i kësaj ishin grumbulluar rreth 800 ankesa me 550 aktivitete të prokurimit.

Vlera e tenderëve të bllokuar në këtë periudhë përllogaritet të jetë rreth 300 milionë euro.

Kuvendi i Kosovës, me 23 qershor, të këtij viti ka zgjedhur kryetarin dhe katër anëtarët e Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Shpërndaje në: