Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i cili mbijetoi falë gjuhës shqipe

Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i cili mbijetoi falë gjuhës shqipe

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar sot Ditën e Mësuesit, duke thënë se në kohë përndjekjesh, mësuesit shqiptarë nuk u dorëzuan dhe e mbajtën gjallë gjuhën, librin dhe ëndrrën e një kombi që donte të jetonte i lirë.

“7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i cili mbijetoi falë gjuhës shqipe. Shkolla shqipe ishte akt qëndrese, në shtëpi, në bodrume e në kushte sakrifice. Nga banka e parë e shkollës deri te universitetet, është i njëjti mision, të rrisim breza që e duan gjuhën, atdheun dhe lirinë. Prandaj, 7 Marsi është një ditë mirënjohjeje dhe respekti për çdo mësues që, përmes dijes dhe përkushtimit edukon brezat dhe forcon themelet e shtetit. Urime 7 Marsi të gjithë mësuesve!”, ka shkruar Osmani./Periskopi

Shpërndaje në: