Osmani: Askush nuk mund ta njollos luftën e UÇK-së
Për nder të 18 vjetorit të Pavarësisë, u mbajt ceremonia zyrtare e parakalimit të Forcës së Sigurisë dhe Policisë.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kujtoi sakrificat e brezave të tërë për lirinë dhe mëvetësinë e vendit.
Ajo tha se askush nuk mund ta njollos luftën e Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës.
“Ajo ishte një luftë e drejtë, një luftë çlirimtareje, një luftë mbrojtjeje e udhëhequr nga e drejta për liri dhe shtet. Pa këtë kontribut të jashtëzakonshëm të UÇK-së dhe pa këtë sakrificë, pavarësia e Kosovës nuk do të ishte realiteti që e festojmë sot”, tha Osmani në fjalimin e saj./Periskopi



