Osmani flet për përzierjen e Kurtit në Maqedoninë e Veriut: S’kanë qenë të vetëdijshëm për pasojat

Osmani flet për përzierjen e Kurtit në Maqedoninë e Veriut: S’kanë qenë të vetëdijshëm për pasojat

Bujar Osmani i cili ishte kandidat për President në Maqedoninë e Veriut, e që e mposhti kandidatin tjetër shqiptar Arben Tarivarin, me dallim gati 40 mijë vota, ka folur për përkrahjen që kundërshtari i tij e mori nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC Neës, ai foli për ndërhyrjen të Kurtit e Qeverisë së tij, në zgjedhjet presidenciale atje.

Shpresoj që intervenimi nga Prishtina ka qenë si rezultat i mosnjohjes së së dinamikave politike”, u shpreh Osmani.

Ai tutje ka përmendur edhe “përçarjen” ndër shqiptarë që mund të ketë shkaktuar ky angazhim i Kryeministrit të Kosovës në zgjedhjet e shtetit fqinj.

Ne jemi gardian të harmonisë. Përçarja mes tyre i ka dobësuar. Kujtoj që mesazhi kryesor që duhet të jetë…nuk them që shqiptarët duhet të dominojnë Maqedoni , por i ftojmë të jenë krah Frontit Evropian.

Osmani në fund e pati një meszh për Kurtin, për të cilin tha se tash e tutje duhet ta dië se çfarë kursi duhet të mbajnë në të ardhmen.

Besoj se nuk kanë qenë të vetëdijshme për pasojat indirekte të këyre kalkulimeve poltike dhe mesazhi që u është dhënë dje do u bëjë me dije se cfarë kursi duhet të mbajnë në të ardhmen.”, u shpreh Osamni.

Shpërndaje në: