Osmani: Holokausti, kurrë më

Osmani: Holokausti, kurrë më

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se përkujtimi i Holokaustit është obligim njerëzor i secilit, jo vetëm për t`i nderuar viktimat, por edhe për ta mbajtur zgjuar ndërgjegjen njerëzore që akte të tilla të mos përsëriten kurrë më.

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Osmani ka thënë se nderohen miliona jetë të humbura të popullit mik hebre.

“Në kohët më të errëta për ta, shqiptarët hapën zemrat dhe dyert, duke demonstruar fisnikëri e humanizëm. Në kujtim të kësaj dite jemi fuqimisht të vendosur kundër urrejtjes e diskriminimit dhe vazhdojmë përkushtimin tonë për promovimin e mesazhit: Holokausti, kurrë më”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Shpërndaje në: